Një helikopter është rrëzuar në Bahamas, duke lënë 7 të vdekur. Helikopteri u rrëzua menjëherë pas ngritjes së tij nga ishulli Big Grand Cay, në Bahamas. Viktimat ishin katër gra dhe tre burra, mes të cilëve edhe miliarderi Chris Cline, 61 vjeç, pronar i disa minierave të karbonit në Virxhinian Perëndimore.
Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të helikopterit, që kishte si destinacion mbërritje Fort Lauderdale, në Florida.
Autoritetet e ishullit deklaruan se avioni u zhduk nga radari menjëherë pasi u ngrit nga Grand Cay. Mbetjet e tij u gjetën rreth dy kilometra larg ishullit.