Greqia voton të dielën, Mitsotakis premton ulje të taksave. Tsipras rritje të pagave

AKTUALITET


Greqia u drejtohet kutive të votimit të dielën më 7 korrik, për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas shpërndarjes së parlamentit nga Kryeministri Alexi Tsipras, qëhumbi në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Partia konservatore “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis, që u shpall fituese edhe në zgjedhjet e Parlamentit Europian, shihet si favorite në zgjedhjet e të dielës në Greqi.

Këtë të premte është mbyllur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 7 korrikut, teksa në Athinë është mbajtur dhe mitingu përbmbyllës. Mitsotakis ka premtuar premtuar ulejn e taksës mbi të ardhurat, që sipas tij do bëhet 9% nga 22% që është aktualisht.


Gjithashtu, kreu i konservatorëve, ka premtuar ulje deri në 30% të tatimit mbi pronën gjatë dy viteve të ardhshme, duke i dhënë mundësi rritjes së aktivitetit konik dhe konkurrencës në vend. “Është obligimi ynë, veçanërisht për brezin e ri që meriton të gjejë punë në Greqi, në vend që të shkojë jashtë vendit”, ka thënë Kyriakos Mitsotakis.

Sondazhet i japin kreu të Demokracisë së Re në Greqi një avantazh të kënaqshëm në raport me kundërshtarin e tij, Alexia Tsipras, i cili po vuan rënien e popullaritetit për shkak të problemeve ekonomike që ka pasur vendit.

“Ne kemi rritur pagën minimale me 11%. Jemi zotuar që të ketë një rritje prej 15% të pagave gjatë dy viteve të ardhshme, në mënyrë që pagat të paktën të arrijnë nivelet e para krizës”, ka shkruar në Twitter, Alexis Tsipras, të premten duke i kërkaur mbështetje qytetarëve grek për një mandat të ri.

Të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e parlamentit të ri në Greqi, e kanë dhe mijëra qytetar shqiptarë që jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj, dhe që kanë fituar të drejtën për të votuar.




Skip to toolbar