Kërkonin liri, gjykata rrëzon grupin e Shullazit

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme e Apelit për Krimet e Rënda, ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, për lehtësimin e masës së sigurisë. Më herët Shullazi, nisur dhe nga fakti se disa të burgosur të tjerë u liruan nga burgu, kujtojmë këtu lirimin e Indrit Dokles, kërkoi përmes avokatëve një masë më të lehtë nga gjykata. Por në seancën e zhvilluar mesditën e së martës është rrëzuar kërkesa e Shullazit dhe të dënuarve të tjerë të bandës së tij.

Në seancën e sotme gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, depozitoi një shkresë ku legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të gjykuar procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.


Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos. Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.




Skip to toolbar