Vinçi godet punëtorin e pallatit, humb jetën 35-vjeçari në Korçë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ndodhi të premten nëqytetin e Korçës, ku për pasojë mbeti një person i vdekur. Rreth mesditës, një vinç që po punonte për ndërtimin e një pallati u rrëzua, duke zënë poshtë një nga punëtorët.

Ngjarja ndodhi pranë Pazarit të Ri në qytetin juglindor. Personi që humbi jetën është shtetasi Elvis Josifi, i cili ishte punëtor në kantierin ku po punonte vinçi. Ai është goditur fillimisht në kokë dhe më pas është zënë poshtë nga makineria e rëndë, që i mori dhe jetën.

Për këtë ngjarje Policia e Korçës u shpreh: “Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në deklaratën e policisë.



Skip to toolbar