Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Holandë, 3916 në total

AKTUALITET


Në Holandë janë regjistruar 165 viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 3 916 numrin e viktimave.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti Kombëtar holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM), me 729 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga COVID-19 arriti në 34 134.


Gjithashtu, numri i personave të shtuar në spitale arriti në 9 897.




Skip to toolbar