Rudina: “Përgjimet u ruajtën për një ditë të zezë: Kur Basha refuzoi prokurorinë”

AKTUALITET


Rudina Hajdari që drejton opozitën parlamentare ka reaguar të martën për përgjimet e zbardhura nga gazeta gjermane Bild. Hajdari shkruan në facebook se nuk është rastësi që përgjimet dolën në të njejtën ditë kur Basha refuzoi prokurorinë që ta njohë me akuzën ndaj tij.

Ajo shkruan se këto përgjime janë mbajtur prej vitesh në sirtar për t’u përdorur për një ditë ditë si kjo, ndërsa thekson se tashmë e gjithë klasa politike është e implikuar dhe ka humbur legjitimitetin para qytetarëve.

“Zbulimi i përgjimeve nga gazeta Investigative “BIRN” dhe nga Zëri i Amerikës e më pas nga gazeta Gjermane ‘Bild’ tregon një ndryshim të strategjisë për sa i përket këtyre përgjimeve, që taktikisht janë përdorur për të ngritur modelin e Maqedonisë së Veriut dhe për të rrëzuar një qeveri, ashtu sic ndodhi atje me qeverinë e Gruevskit.

Garancinë, që një model i këtij lloji mund të ndodhë, e dha një gazetë gjermane që mesa duket ka edhe mbështetjen e një pjese të Budenstagut Gjerman për një përmbysje të tillë, po pa marrë në konsideratë hetimet e tjera që po ndodhin në Prokurorinë e Tiranës.

Ajo që është e qartë, përvec faktit të mungesës së shtetit të së drejtës, është se asgjë nuk është rastësi. Dalja e përgjimeve pikërisht në një datë kur Kryetari i PD-së shmangi paraqitjen në Prokurori, me fjalën se do ta arrestonin, ka ndezur gjendjen aktuale dhe pritet të ketë akoma më shumë ngjarje në ditët në vijim. Ajo që është e qartë nga e gjithë kjo histori është se të gjitha palët janë të zhytura në probleme të mëdha me ligjin dhe me shtetin e së drejtës. Të gjitha palët e kanë humbur legjitimitetin e tyre përpara popullit si përfaqësues të denjë për të mbrojtur interesat më minimale publike.

Të gjitha palët janë të gatshme të hedhin Shqipërinë në erë ashtu sic po ndodh me negociatat me Bashkimin Evropian në mënyrë që asnjë palë të humbin influencën dhe pushtetin e tyre si brenda dhe jashtë vendit”, shkruan Hajdari.

Më tej ajo thotë se CD me përgjime kanë 3 vjet që ruhen dhe nuk është ndërmarrë asnjë hetim i mëtejshëm, dhe as që bëhet fjalë për arrestim në flagrancë.

“Dosja 339 (700 CD me përgjime) dhe Dosja 184 janë shembuj konkret të zvarritjeve të njëpasnjëshme, procedime që kanë rreth 3 vite të regjistruara si procedime penale dhe akoma nuk ekziston transkriptimi i CD ndaj përgjimeve që janë bërë e jo më të flitet për dërgimin e tyre në gjyq.

Në të dyja këto procedime e sa e sa të tjera, të lidhura drejtpërsëdrejti me krimin e lartë shtetëror, jo vetëm që kanë mbetur të cunguara lidhur me traskriptimin e CD, por deri më sot janë të pashoqëruara me veprime të tjera hetimore, përshembull, ndjekje a kapje në flagrancë të personave të vënë nën përgjim. Theksohet fakti që vetë përgjimi sipas neneve përkatëse të Procedurës Penale nuk është gjë tjetër veç një indicje, e cila duhet të shoqërohet me veprime të tjera hetimore, të rëndësishme dhe konkrete që të merret si provë në fajësinë apo jo të një individi”, shkruan Hajdari.

Më tej ajo e cilëson të papritur anullimin e raportimit të kryeprokurores Arta Marku në kuvend që ishte parashikuar të zhvillohej të hënën, ndërsa bën thirrje që të enjte kryeprokurorja të flasë në seancë edhe për këto procedime.

“Pas një anullimi të papritur të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për të raportuar mbi veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2018, presim që këtë të enjte Prokurorja do të paraqitet për të raportuar përpara Parlamentit me datë 20 qershor 2019. Pyetja themelore është kjo: çfarë do të ndodhë me këto procedime? E pra, kjo është njëra pikë e rëndësishme që vetë Prokurorja e Përgjithshme duhet të analizojë dhe të argumentojë para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të dalë mbi palët dhe për të garantuar shtetin e së drejtës, si një prokurore që ka kaluar vetingun”, shkruan Hajdari.

Zbulimi i përgjimeve nga gazeta Investigative “BIRN” dhe nga Zëri i Amerikës e më pas nga gazeta Gjermane ‘Bild’ tregon…

Gepostet von Rudina Hajdari am Dienstag, 18. Juni 2019


Skip to toolbar