Rusia shton lëvizjen LGBT në listën e ekstremistëve dhe terroristëve

BOTA


Rusia ka shtuar lëvizjen ndërkombëtare LGBT në listën e zezë të terroristëve dhe ekstremistëve. Dekreti është zyrtarizuar në një njoftim nga shërbimi rus i monitorimit financiar “Rosfinmonitoring”, i cili merret me luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë intensifikuar shtypjen e tyre ndaj komunitetit LGBT.


“Lëvizja ndërkombëtare LGBT” ishte ndaluar tashmë nga Gjykata e Lartë Ruse në fund të vitit 2023, edhe pse asnjë organizatë me këtë emër nuk ekziston në Rusi.

Në Nëntor të vitit të shkuar, ministria ruse e Drejtësisë dorëzoi një mocion në Gjykatën Supreme të vendit për t’i ndaluar aktivitetet e LGBT, me synimin që ta shpallte atë si ekstremiste./abcnews.al




Skip to toolbar