Sadiku në formacionin e javës (foto)

Më të fundit


Sulmuesi shqiptar shënoi eurogol në Zvicër

Minuta e 67`, përballja mes Basel dhe Lugano, i futur vetëm 22 minuta më parë në lojë, Armando Sadiku lëshon një silur nga 35 metra, duke shënuar ndoshta një nga golat më të bukur të karrierës. Gjithçka perfekte dhe një gol që nuk preferoi ta festonte, por duke “shfryr” mllefin ndaj të gjithëve, trajnerit, stafit teknik, gazetarëve e kujdo tjetër, ashtu siç u shpreh vetë lojtari pas ndeshjes.

Megjithatë, goli i realizuar ditën e djeshme ndaj Basel do të mbahet mend gjatë nga Sadiku, ndërsa në Zvicër e kanë vlerësuar lojtarin si një nga më të mirët e javës. Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të kampionatit zviceran për këtë fundjavë, është bërë dhe vlerësimi për lojtarët që shkëlqyen.

“Raiffeisen Super League” në Zvicër e ka përzgjedhur Sadikun në 11-shen e javës, duke i dhënë një vlerësim të merituar futbollistit të kombëtares shqiptare. Që pas rikthimit në janar te Lugano, Armando Sadiku ka gjetur formën e tij të mirë, por për çudi trajneri e ka aktivizuar shumë pak dhe kryesisht si zëvendësues.  Goli ndaj Basel ishte i dyti për sulmuesin shqiptar me ekipin e Luganos për këtë sezon.



Skip to toolbar