Salianji: Mbështes SPAK, por të mos trajtohet si ‘lule mos më prek’

Më të fundit


Deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë intervistës për “Real Story” më ABC News, u ndal te SPAK, ku tha se duhet inkurajuar, por jo të trajtohet sikur është ‘lule mos më prek’.

Më tej ai tha se çdo strukturë publike i nënshtrohet kritikës publike dhe përballet.


“Kushtetuta ka krijuar institucionin e SPAK dhe ngritjen e komisioneve hetimore. Komisionet hetimore janë të përhershme, dhe bëhen jo vetëm për të nxjerrë përgjegjës konkretë, po siç e kërkon Kushtetuta qe ndërhyrje ligjore. Është shfrytëzuar një hapësirë ligjore, shkelje e ligjit për të ndodhur këto.

Ju po krijoni një mit për mua. Unë e kam mbështetur dhe kam votuar për zgjatjen afateve të Vetting, dhe kam bërë debat me Sali Berishën në Parlament për këtë.

SPAK duhet inkurajuar, por jo të trajtohet sikur është ‘lule mos më prek’. SPAK është një institucion publik, i cili nga ju dhe nga ne, ne më të paragjykuar, por sidomos ju që jeni në mbrojtje të interesit publik ta trajtoni sikur çdo gjë që bën është perfekte dhe çdo gjë që bëjmë ne të tjerët është gabim është një prej miteve që po krijohet në këtë vend. Mendoj se Shqipërisë nuk i shërben.

Çdo strukturë publike i nënshtrohet kritikës publike dhe përballet.

Nuk është çështja ‘o pse më preke?!’. Del dhe përballet. Gjithsecili që paguhet nga taksat e qytetarëve përballet me kritikat publike. Siç mendon gjykata nuk mendon tjetra. Ne nuk duam të bëjmë një dublim, ne e kem i nxitur SPAK.

Komisionet hetimore bëjnë më shumë transparencë dhe bën mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar, që kanë reaguar edhe ambasadat. A e shfrytëzojmë ne mirë a jo, na jepni ne të drejtën.

Edi ca po thotë Rama? “Ça është e imja është e imja, ca u jep Kushtetuta është po e imja, po ju merrni ndonjë gjë nga këto që janë të tuajat’. Faji është që i mbivendoset Kushtetutës.”, tha Salianji. /abcnews.al




Skip to toolbar