Salianji reagon pas shtyrjes së gjyqit: Prokuroria s’ka hetuar për drogën, ka ngritur një akuzë qesharake

AKTUALITET


Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji është shtyreë sërish ditëne sotme. Shkak mendohet të jetë mungesa e avokatit të Geton Xhafës në seancë.

Seanca e rradhës do të jetë më 9 nëntor në orën 14:00. Salianji u mor si i pandehur për kallëzim të rremë.


“Edhe sot u gjet një arsye, nga ai që është bërë sebepi i akuzës, për ta shtyrë përsëri seancën gjyqësore. Në publik ai që ka bërë akuzën dhe për të cilën unë jam në gjykatë ka shkuar të bëjë burgimin. Prokuroria atë rast nuk ka bërë hetime për drogën dhe ka ngritur një akuzë qesharake për mua.

Drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi, nuk është e domosdoshme të jetë avokati i palës. Pa diskutim që publiku pret ashtu si edhe ne drejtësi të shpejtë.

Sa i përket atyre që thonë prezenca e deputetëve është presion unë them që përkundrazi, është inkurajim për drejtësinë, që të mos ketë ndikim politik dhe të ketë drejtësi. Mazhoranca përkundrazi bën presion, siç ka bërë edhe në këtë rast” tha deputeti Salianji.

Deputeti i PD se ka kryer kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Kjo çështje dominoi skenën publike për muaj me radhë dhe u kthye në një sagë të fortë me denoncime ndaj drejtuesve kryesorë të policisë të cilët nga përgjimet zyrtare të prokurorisë dilnin në komunikime ku ofronin para kontigjentëve kriminalë për të inkriminuar Salianjin!

Pas vendimit të Gjykatës së Faktit me 1 vit burg ndaj Salianjit, Partia Demokratike në mbledhjen e kryesisë e quajti dënim politik për agjitacion dhe propagandë dhe zhvilloi protesta dhe informoi gjithë trupin diplomatik për dënimin politik të Salianjit!




Skip to toolbar