Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, në fjalën e saj ka falenderuar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Si dhe shprehu kënaqësinë që i ngjalli videoja e krijuar me inteligjencën artificiale, shfaqur në TKOB, ku liderët europianë u “kthyen” në fëmijë.
Në tryezën e samitit, Meloni bëri thirrje për ribashkim të vendeve europiane. Po ashtu ajo tha se Shqipëria është Europë dhe pa Ballkanin Perëndimorë nuk ka një Europë të re.
“Më lejoni që të falenderoj Edin për mikpritjen e bukur që na ka bërë të samitit, por edhe për faktin që më ka bërë ndjehem shumë të re në videon që u shfaqë në momentin e parë.
Dëshiroj të uroj Edin për rizgjedhjen e tij të papritur si lider i Shqipërisë. Jam tërëisht e kënaqur te këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Pra Shqipëria organizon për herë të parë KPE dhe ky është moment shume i rëndësishëm. Identiteti europian i Shqipërisë është fakt jo vetëm nga gjeografia por edhe historia. Shqipëria është Europë, ashtu si Italia, Serbia apo Norvegjia. Pavarësisht nëse je një pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Dhe për këtë arsye buzëqesh kur dikush vendos të pretendojë se kush janë europianët dhe kush nuk është. Të gjithë vende, shtete rreth që janë rreth kësaj tryeze sot, disa prej tyre kanë vendosur të mos bëhen shtete anëtare të BE, disa të tjera aspirojnë të bëhen pjeseë, janë po aq europiane sa 27 vendet e BE. Bashkimi Europian është ajo që unë do të dëshiroja të quaja dëshira e ribashkimit të fammiljes së ribashkuar europiane, ku të gjithë janë pjesë e një të vetmeje, ashtu si gishtat e një dore. Pra, popuj që kanë luftuar me njëri-tjetrin për shekuj, sot në realitet janë një popull i vetëm.
Fakti që jemi këtu sot do të thotë se po marrim një hap para në këtë proces të rëndësishëm dhe historik të ribashkimit të Europës. Në rast se dëshirojmë të ndërtojmë Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor. Këto popuj janë ura mes Lindjes dhe Perëndimir, dhe zemra e Europës”, tha Meloni.
Meloni po ashtu tha se do të qëndrojnë në krah të Ukrainës dhe do të bëjnë të pamundërën për t’i dhënë fund luftës.
“Do të vijojmë të qëndrojmë krah Ukrainës, do të bëjmë të pamundurën që lufta të marrë fund menjëherë. Qëndresa e Ukrainës na kujton se çfarë është vërtet Evropa. Ajo që ndodhi dje mund të jetë një hap pas, por ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka”, u shpreh më tej Meloni.