Samiti Ballkan-BE/ O’Brien: Bëni punën që u takon, mos tentoni të politizoni çdo çështje

AKTUALITET


Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i pranishëm në Samitin Ballkan- Bashkim Evropian që po mbahet në Mal të Zi apeloi që vendet e rajonit të vazhdojnë bashkëpunimin për të finalizuar çështjet e dakordësuara.

Ai theksoi se Ballkani duhet të mos politizojë çështjet, por të punojë që interesat e qytetarëve të realizohen sa më parë në terren dhe rajoni të afrohet me BE.


“Siç e tha dhe kryeministri Edi Rama le ta vazhdojmë punën dhe mos e politizojmë çështjen. Nëse i bëjmë këto gjëra, disa probleme politike do jenë më të lehta.”, tha ai.

Ai theksoi se oferta e BE PËR Ballkanin Perëndimor është e thjeshtë dhe e qartë, që secili vend duhet ta bëjë punën e vet me përkushtim. Ai kërkoi nga liderët e gjashtë vendeve perëndimore të vënë interesin e qytetarëve në plan të parë.

“Bukuria e planit zhvillimor është se për secili pjesëmarrëse porosia është e thjeshtë: Bëje punë tënde dhe mos prit që dikush tjetër ta bëjë atë. Varet nga secilin prej jush që të bëni punën, që qytetarët tuaj të përfitojnë nga liritë që paraqiten”, tha O’Brien.




Skip to toolbar