Një makinë humbi kontrollin dhe përfundoi brenda një dyqani rrobash në qytetin e Sarandës. Drejtuesi i mjetit ka devijuar nga rruga dhe në përpjekje për të frenuar përfundoi te vitrina e xhamit të një dyqani.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të hënës pranë shkollës “9 Tetori” , ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për sqarimin e rrethanave.