Seferi dhe tre sezone me Young Boys, por i shtyhet debutimi me kampionët

KOMBËTARE


Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, ka rinovuar kontratën  me kampionët e Zvicrës, Young Boys. Kjo është firma e dytë në rinovimin e kontratës për Taulant Seferin, i cili vetëm në fund të vitit të shkuar, zgjati me një vit afatin  e bashkëpunimit me skuadrën e Young Boys. Por, mesaduket klubi zviceran ka kuptuar se me çfarë talenti ka të bëj, duke ndryshuar mendje dhe shtyrë dhe për tre zone afatin e bashkëpunimit me lojtarin shqiptar.

Megjithatë, Taulant Seferi do të duhet të presë ende për të luajtur me ekipin e Young Boys, pasi sulmuesi do të jetë i huazuar për gjysmën e sezonit te Xamax, me të drejtë rikthimi në janar te skuadra e tij. “Gjithçka po ecën mirë, çdo gjë u krye. Kontrata e re me Young Boys plus 3 vjet dhe huazimi në Xamax për një sezon me mundësi kthimi në janar. Falënderimi i taon Zotit, familjes dhe gjithë atyre që më përkrahën dhe kishin besim tek unë”, shkruan lojtari në rrjetet sociale.


Gjithsesi lajmi i mirë është fakti se Taulant Seferi do të aktivizohet në Superligën e Zvicrës, aty ku përballë sezonin e ardhshëm do të ketë shumë lojtarë të tjerë të kombëtares shqiptare, si Taulant Xhaka apo Ermir Lenjani. Sezonin e shkuar, Taulant Seferi u aktivizua me ekipin e Winterthur, skuadër që nuk arriti të ngjitej dot në elitën e futbollit helvet. Megjithatë, Taulant Seferi bëri një kampionat mbreslënës, ku shënoi mbi 7 gola dhe dha shumë asiste, duke ndihmuar ekipin në ndeshje deçizive.




Skip to toolbar