Sarandë, pushuesit zihen me thika, një i plagosur në gjendje të rëndë

AKTUALITET


Pushimet kthehen në makth për turistët në qytetin e Sarandës. Dy persona që kishin ardhur për të kaluar pushimet në Sarandë janë konfliktuar mes tyre dhe sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave.

Një person i paidentifikuar ka qëlluar 3 herë me thikë në krah dhe gjoks shtetasin Berti Tahiraj, 40-vjec nga Vlora.


40-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën spitalin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në një plazh të qytetit i populluar nga turistët.

Policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.




Skip to toolbar