Sektori i turizmit përballë koronavirusit, Luan Bregasi: Avantazhi që kanë zonat bregdetare për këtë sezon. Ja çfarë duhet të bëjë qeveria

CORONAVIRUS


Kreu i ‘Biznes Albania’, Luan Bregasi deklaroi se zona bregdetare në vendin tonë ka një avantazh të madh përballë situatës të shkaktuar nga koronavirusi, pasi ato janë brenda zonës së gjelbër.

Në një lidhje përmes skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Bregasi tha se përveç Durrësit, Saranda, Vlora apo Himara dhe Shëngjini, nuk kanë raste të personave të infektuar me COVID-19.


Mes të tjerash ai theksoi se qeveria shqiptare duhet të krijojë një ambient stimulues dhe të besueshëm për këtë sektor.

“E para duhet që për shkak të historisë së re të turizmit, dhe të kontributit që jep në ekonominë shqiptare, gati 100 mijë të punësuar, atë jo që kërkojmë, qeveria duhet të krijojë një ambient stimulues dhe të besueshëm. Një ambient që të krijojë kushte dhe të kemi mundësi që të rivëmë në punë kapacitet që ka Shqipëria. Skenari jonë shëndetësor, i dha shans ekonomisë shqiptare që të rimëkëmbet pak më shpejt. Shqipëria ka më pak viktima dhe të infektuar. Ky është avantazh që duhet ta përdorim. Po të shohim historinë e të infektuarve, vija bregdetare e Shqipërisë, Saranda, Vlora dhe Himara, Shëngjini kanë pasur pak ose aspak raste. Sot Vlora është zonë e gjelbër. Zona bregdetare nuk ka pasur njerëz të infektuar me koronavirus. Duhet ta përdorim këtë avantazh.”, tha Bregasi.




Skip to toolbar