Sekuestrohen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një në pranga

AKTUALITET


Vijon trafiku i marijuanës nga Shqipëria në Greqi, teksa një tjetër sasi është sekuestruar nga policia e shtetit fqinj.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Kozanit është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz” brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 canta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram marijuanë.


Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas grek 47 vjec. Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Ad 

Unmute




Skip to toolbar