Serbët në qeveri? Kurti: Si kam prioritet

POLITIKË


Në formimin e koalicionit qeverisës Albin Kurti ka qëllim të bashkëpunojë vetëm me LDK dhe askënd tjetër. Për sa i përket pakicës serbe, Kurti tha se është detyrim kushtetues që ata të kenë ulëset e tyre dhe të mbajnë së paku një ministri, por ai nuk i ka prioritet të bashkëpunoj dhe formojë koalicionin me ta. Kurti tha për gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story” se nuk mund t’i ekskomunikoj ata jashtë Kuvendit dhe qeverisë, por nuk i ka prioritet, duke i konsideruar më shumë si hapi i fundit i një marrëveshje qeverisëse.

Në momentin kur ne bëhemi me LDK-në edhe pakicat jo serbe vijnë me ne. Unë i kam filluar takimet me ta, ata janë 10 deputetë që kanë ulëset e garantuara. Ne me LDK kemi 61 ose 62 deputetë, së bashku me ta shkojmë 72. Unë nuk do ta ekskomunikoj “Listën Serbe”, mirëpo nuk i kam prioritet dhe nuk është hapi i parë me ta. Jam duke pritur fitoren e Slobodan Petrović, por duhet dhe të shikojmë se ç’mund të bëjmë që ndoshta ata për herë të parë të votojnë ndonjë serb që nuk është anëtarë i tyre. Ata kanë qëndrime dhe deklarata shumë të ashpra ndaj Kosovës, por jam i detyruar të bashkëpunojë. Serbët duhet të kuptojnë se e kam detyrim kushtetues të bashkëpunojë, por jo nevojë politike për koalicion.” tha Kurti  / Real Story



Skip to toolbar