Serbia: Hipokritët flasin për ndikim rus dhe kinez në Ballkan

BOTA


Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç i cilësoi hipokritë të gjithë zërat që deklarojnë se Ballkani po kthehet në një zonën nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës. Brnabiç tha se marrëveshjet ekonomike të zhvilluar me Rusinë nuk kanë pse shihen si pengën apo ndryshim të kursit evropian për vendet e Ballkanit, por plotësim partneriteti.

Gjëja e rëndësishme për ne është të kemi partneritete në të gjithë botën. Në këtë dritë, unë do të shoh marrëveshjen e tregtisë së lirë që kemi nënshkruar të premten e kaluar me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik në Moskë. Nuk e konsideroj se është kundër anëtarësimit tonë në BE ose kundër kursit tonë evropian. Përkundrazi, unë e shoh atë si plotësuese. Unë gjithashtu besoj se diskutimet mbi ndikimin e Kinës dhe Rusisë janë të tepruara. Ne jemi kritikë ndaj investimeve kineze në Serbi, por nëse shohim të dhënat 90% e të gjithë investimeve kineze në Europë janë në Europën Perëndimore” tha Brnabic për Euronews. Beogradi firmosi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të krijuar nga Rusia, edhe pse Brukseli shprehu rezervat e tij për këtë marrëveshje.

Në lidhje me mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Brnabic tha se ky vendim mund të ketë një efekt zinxhir në Ballkan, ku për shkak të problemeve të brendshme të BE mund të bllokohet dhe procesi me Serbinë, pavarësisht punës që ajo ka bërë.

Më duhet të pranoj se procesi i pranimit është shpesh shumë i dhimbshëm dhe zhgënjyes dhe varet nga sfidat e brendshme të  Bashkimit Evropian. Mos fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, besoj, do të thotë herën tjetër që Bashkimi Europian do të vendosë të hapë kapituj për Serbinë, do të jetë në numër shumë konservator, pavarësisht reformave që po kryhen në Serbi” tha Brnabic



Skip to toolbar