Kanabis në vend të luleve, në pranga 47-vjeçarja

AKTUALITET


Kultivonte kanabis në bahçen e shtëpisë, arrestohet 47-vjeçare me iniciale D.M. nga fshati Nuaj i Krujës ndërsa në kërkim është shpallur djali i saj, 27-vjeçari me inicialet C. M.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në fshatin Nuaj në Krujë, u gjetën dhe u sekuestruan 16 kg lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis sativa.


Aksioni u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me SHÇBA-në në DVP Durrës, pas informacioneve të ardhura nga qytetarët të kishin denoncuar këtë rast të kultivimit të lëndëve narkotike.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.




Skip to toolbar