Sërish në karantinë, Qipro masa të reja kundër COVID

CORONAVIRUS


Duke nisur nga 10 janari, Qipro do të zbatojë masa të reja shtresë për frenimin e koronavirusit, duke bërë bllokimin e dytë. Mësohet se sallonet e bukurisë dhe dyqanet e mëdha do të mbyllen, ndërsa shkollat do të vijojnë mësimin online.

Ministri i Shëndetësisë, Konstantinos Ioannou në një konferencë shtypi tha se njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm dy herë në ditë për arsye specifike të tilla si blerja e artikujve ushqimorë ose ilaçeve dhe ushtrimet fizike.


Ndërkohë që në fuqi do të mbetet ora policore duke nisur nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Qiproja ka regjistruar 26.208 infeksione me koronavirusin që kur rasti i saj i parë u regjistrua në fillim të marsit 2020 dhe 140 vdekje.




Skip to toolbar