Sesioni i ri parlamentar/ OSBE apel Kuvendit: Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik

AKTUALITET


SHQIPËRI- Prezenca e OSBE në Shqipëri, i ka uruar suksese Kuvendit në nisjen e sesionit të ri parlamentar. Me një shënim në platformën “X”, OSBE thotë se presin ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme.

“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve”, thuhet në reagim./abcnews.al



Skip to toolbar