SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO

BOTA


Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, tha se aleanca po analizon ndikimin e këtij vendimi në pozicionimin e forcave në Europë.

“Po punojmë me SHBA për të kuptuar detajet e vendimit të tyre mbi praninë ushtarake në Gjermani. Ky zhvillim nënvizon nevojën që Europa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë e përbashkët”, u shpreh ajo.

Duhet thënë se njoftimi për media nuk mund të jetë një lajm zhurmues sikur është ndërmarrë një aksion dhe nga ana tjetër del se nuk ka asnjë rezultat konkret.

Raportimet e dhëna gati në media, Redaksia.al do t’i shqyrtojë dhe do t’i transmetojë sipas rregullave të gazetarisë, duke paraqitur një standard përpara opinionit publik, ndaj të cilit nuk ka detyrim të servirë të gatshëm një informacion që del i paplotë, por do ta analizojë atë sipas aspektit tonë profesional.

Sipas saj, tashmë ka progres në këtë drejtim, pasi vendet aleate janë angazhuar të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke synuar nivele më të larta të investimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Hart theksoi gjithashtu se NATO mbetet e sigurt në aftësinë e saj për të garantuar parandalimin dhe mbrojtjen kolektive, edhe në kushtet e këtij ndryshimi të pranisë ushtarake amerikane.

“Ne mbetemi të bindur në kapacitetin tonë për të siguruar mbrojtjen dhe parandalimin, ndërsa vazhdon ky tranzicion drejt një Evrope më të fortë brenda një NATO-je më të fortë”, shtoi ajo.



Skip to toolbar