SHBA në krah të Ballkanit: Mbështesim procesin e zgjerimit në BE

AKTUALITET


Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, thotë se vendi i tij i mbështet rekomandimet e dhëna nga Komisionin Evropian për zgjerimin e familjes së madhe të BE-së.

Ai thotë se SHBA e mbështet fuqimisht procesin e zgjerimit dhe kështu inkurajon vendet kandidate, përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor, që të shfrytëzojnë mundësinë e tyre për “të realizuar potencialin dhe të ardhmen e tyre të plotë në Evropë”.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin rekomandimet e Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së. Ne mbështesim fuqimisht procesin e zgjerimit të udhëhequr nga BE-ja dhe inkurajojmë vendet kandidate dhe aspirante që të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të realizuar potencialin dhe të ardhmen e tyre të plotë në Evropë”, shkroi Miller.



Skip to toolbar