22 koriku dita e miratimit të reformës, SHBA: Vettingu proces i drejtë, drejtësia tani s`blihet me para

AKTUALITET


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, duke përmbledhur në 2;24 sekonda, gjithë thelbin e Reformës në Drejtësi, në 3 vjetorin e miratimit të saj në Kuvend. Në këtë video, ambasada informon qytetarët se çfarë është reforma, si po zbatohet ajo, apo ndikimi që do të ketë në jetën e qytetarëve shqiptarë. “Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Çfarë është Reforma në Drejtësi, ndal korrupsionit”, shkruan në komentin përshkrues të videos.

Ndërkohë në brendësi të videos, ambasada informon qytetarët se 800 prokurorë dhe gjyqtarë do të duhet të kalojnë procesin e rivlerësimit, Vettingut, që është hapi i parë i pastrimit të sistemit të drejtësisë nga korrupsioni.  Gjatë këtij procesi shqyrtohet nëse prokurorët dhe gjyqtarët kanë burime të pashpjegueshme pasurie, aftësia e tyre profesionale, apo lidhjet me krimin. Nëse në një nga këto pika gjyqtarët apo prokurorët dështojnë, ata shkarkohen, thuhet në videon e ambasadës. Gjithashtu, lidhur me këtë proces, SHBA thotë se Vettingu po kryet në mënyrë të drejtë, pasi vëzhgues amerikanë dhe europianë, si pjesë e ONM, vëzhgojnë procesin e rivlerësimit.

Gjithashtu, SHBA sqaron edhe mënyrën se si do të garantohet që sistemi i ri i drejtësië do të veprojë sipas rregullave. Për këtë arsye, shprehet ambasada, do të krijohen dy organe të reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto dy organe kanë për detyrë të bëjnë emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kanë kaluar Vettingun, të emërohen në detyrë në organet e reja të drejtësisë. Në sistemin e kaluar, shprehet SHBA, dikush duhet të kishte para për të fituar, ndërsa në sistemin e ri të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit, dhe secili duhet të veprojë sipas rregullave.

What is Justice Reform?

🇦🇱 | Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit🇺🇸 | What is justice reform? How is it being implemented? How will it affect your life and the lives of Albanians? Today, on the 3rd anniversary of the passing of justice reform, take a look at this simple video to learn how justice reform will ensure that everyone is equal under the law.#WhatisJusticeReform #StopCorruption

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Sonntag, 21. Juli 2019


Skip to toolbar