Shënohen 9 raste të reja me koronavirus, shkon në 782 numri i të infektuarve

AKTUALITET


Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 782 numrin total të të infektuarve.

Sipas MSH, rastet e reja janë në dy bashki të vendit, 5 raste në Tiranë dhe 4 në Krujë, duke i kthyer këto dy bashki në dy vatrat më të nxehta të virusit, i cili është përhapur kryesisht nga fasoneritë.





Skip to toolbar