Sherr të moshuarish në Elbasan, një plagoset me thikë

AKTUALITET


Dy 62-vjeçar në qytetin e Elbasanit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale, deri sa sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Konkretisht, dy shtetasit, Enver Xhezairi dhe Myslim Leçaj, kanë pasur një sherr në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan.


Fillimisht, këta shtetas kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ndërsa më pas mësohet se shtetasi Myslim Leçaj ka qëlluar Enver Xhezairin me një mjet të mpreht, thikë.

Si pasojë, të dy kanë mbetur të plagosur me plagë të ndryshme në trup, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e sherrit. Paraprakisht, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.




Skip to toolbar