Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë një
35-vjeçar, emri i të cilit jepet me inicialet A.Xh. Këtij personi iu gjet, gjatë
momentit të arrestimit, një armë zjarri e tipit pistoletë dhe 4 fishekë. Operacioni
për arrestimin e 35-vjeçarit, banues në qytetin e Fierit, u finalizua pas sinjalizimeve
të marra në rrugë operative, se shtetasi me inicialet A.Xh., qarkullonte me armë
zjarri.
“Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë.
Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë”.
“Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,shkruan Policia në një njoftim zyrtar.