Dekreti për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit të firmosur ditën e hënë live në media nga Presidenti Ilir Meta është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.
Në dekret shkruhet se në mbështetje të nenit 1/3, 3, 4/2, 15, 45, 86/1, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, presidenti shfuqizon datën 30 qershor 2019, si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe ky dekret hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.
Gjithashtu neni 2 cilëson se dekreti i dërgohet për zbatimin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila merr masat për të njoftuar këtë akt në të gjitha subjektet zgjedhore.