Një person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar më parë, arrestohet pasi lëvizte me armë zjarri me vete në Shijak. Arrestimi ndodhi gjatë operacionit të koduar “Magnum 2”, pas informacioneve që policia mori në rrugë operative në lidhje me personin e armatosur. Në pranga ra shtetasi Gentian Balla, 40 vjeç, i cili njihet për rrezikshmërinë e tij të lartë dhe precedentët e mëparshëm penal.
Për arrestimin e tij policia ngriti disa pika kontrolli grackë, ku u bë identifikimi i mjetit me të cilin lëvizte dhe më pas aksioni për ndalimin e tij. Sapo ka parë policinë, 40-vjeçari u largua nga makina dhe hodhi armën e zjarrit në rrugë. 40-vjeçari është kapur dhe prangosur në flagrancë nga policia, që kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.
Gjatë kontrollit të makinës, u sekuestruan në cilësinë
e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe
automjeti tip Benz.
Gentian Balla është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimit. 40-vjeçari është dënuar me 20 vite burg, për një vrasje të kryer më 1997. Balla apleoi vendimin e Gjykatës së Durrësit, duke kërkuar lirimin me kusht.
Gjykata e Apelit Durrës vendosi pranimin e kërkesës për lirim me kusht. Kjo ka sjellë që Balla të dalë 5 vite para nga burgu.
Prokuroria ka apeluar këtë vendim, por Gjykata e Lartë më 2013 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, për lirimin me kusht të 40-vjeçarit duke i falur atij 5 vitet e fundit të dënimit me burg.