Tentojnë ta grabisin, më pas i vënë zjarrin. Digjet makina në Durrës

AKTUALITET


Një makinë e parkuar pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës është djegur gjatë natës, ndërsa policia njofton se grabitësit kanë thyer me mjete të forta xhamat e makinës, kanë çmontuar paketën, kroskotën dhe kasetofonin, dhe më pas i kanë vënë zjarrin.

Automjeti tip “Renault” me targat AA 832 OO është djegur tërësisht nga flakët e zjarrit.


Policia ka shkuar në vendngjarje po heton për shkaqet e ngjarjes dhe zbulimin e pronarit të mjetit, i cili ende nuk është identifikuar.




Skip to toolbar