Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, 17 të arrestuar, mes tyre 8 shqiptarë

BOTA


Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe italianë, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia italiane. Nga operacioni janë arrestuar 17 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë, dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Hetimet e policisë kanë nisur në 2017 pas kapjes së disa sasive të drogës. Nga droga e sekuestruar policia italiane kishte nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të përfshirë në të, raportojnë mediat italiane.

Arrestimet u bënë gjatë operacionit të koduar Postalmarket”. Grupi me bazë në Trentino të Italisë e shpërndante drogën, kokainë e pastër, me një çmim 100 euro për gram, kryesisht në zonat e Val di Non dhe në Brescia. Sipas policisë droga vinte nga vendet e Europës veriore, kalonte në Shqipëri dhe më pas në Brescia ku shpërndahej në pikat logjistike të grupit kriminal.



Skip to toolbar