19 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikimit të drogës dhe veprimit si një organizatë kriminale.
Pas një hetimi 2-vjeçar, të zhvilluar në disa zona të Italisë, si në provincën e Novarës, Pavia, Varese, Alessandria dhe Massa Carrara, policia ka mundur të sekuestrojë 50 kilogramë kokainë.
Të arrestuarit janë persona me shtetësi të ndryshme, ku përfshihen edhe shqiptarë. Droga vinte nga Shqipëria në drejtim të Italisë së Veriu. Hetimet kanë nisur që në vitin 2017 duke përfunduar me sukses në 2019 me operacionin e koduar “Contadino”. Gjatë këtyre dy viteve janë arrestuar edhe persona të tjerë që kishin lidhje më këtë rrjet të trafikimit të drogës.