AKU mbyll restorantin dhe marketin në Kamëz, shkelje të rënda të sigurisë ushqimore

AKTUALITET


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur në mënyrë të menjëhershme një restorant dhe një market në Kamëz, duke i gjobitur gjithashtu me një gjobë me vlerë totale prej 5.3 milion lekësh. Sipas AKU, subjekti “Mexhit Hoxha”, i cili kishte një restorant në Kamëz, ka ushtruar aktivitetin në mënyrë të paligjshme pa pasur liçensën përkatëse, e njëkohësisht, gjatë kontrolleve në këtë subjekt janë gjetur shkelje të rënda të sigurisë ushqimore.

Gjatë kontrolleve, është gjetur se firgoriferët e këtij restoranti ishin të amortizuar dhe me prani ndryshku, mungonte analiza e ujit ndërsa lavamani ka qenë i dëmtuar. Në këto kushte, AKU ka gjobitur me 2.7 milion lekë këtë biznes, dhe njëkohësisht duke mbyllur aktivitetin.


Gjithashtu, subjekti “Tahir Buci” me aktivitet “Market” po në Kamëz, ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, pa manualin/sistemin e vetëkontrollit HACCP (nuk mbante regjistra për monitorimin e temperaturave në ambientet frigoriferike, nuk mbante regjistra pastrimi dhe dezinfektimi etj.), si dhe nuk posedonte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte. Ndaj këtij biznesi, AKU ka vendosur një gjobë me vlerë prej 2.6 milion lekësh, njëkohësisht duke mbyllur edhe aktivitetin tregtar.




Skip to toolbar