Shkëmbi paralajmëron veteranët: Do uleni në stol!

Më të fundit


Bledi Shkëmbi ka kritikuar ashpër lojtarët e skuadrës së tij, të cilët po gabojnë nga ndeshja në ndeshje, duke i dhuruar fitoret kundërshtarit. Pas humbjes së radhës ndaj Flamurtarit, Bledi Shkëmbi ka folur për “Supersport”, duke deklaruar se disa nga veteranët e ekipit po bëjnë gabime. Ai u shpreh se për ta do të merren masa, deri me uljen në stol.

Ndeshja? – Nuk po arrijmë ta gjejmë dot as vet, po pësojmë, po i humbim ndeshjet vetë. Ajo që është më alarmante është se lojtrët kryesor po gabojnë dhe po na i bëjnë më të vështirë. Sot reaguam disi mirë, përsëri gabojmë, pastaj na i bëri mët ë vështirë kundërshtari. Shumë hyrje në fushë nga mjekët dhe pak lojë efektive është bërë.


Kishit besim se do e kthenit pasi shënuar?- Kishim besim, pas pësimit të golit u munduam të kemi lojën nën kontrollon. Po mundoheshim, por ishte goli i dytë ai që na i preu shpresat. Duhet të jemi të përqëndruar, fatkeqësia është se lojtarët që duhet të mbajnë peshë po gabojnë. Diçka duhet të ndryshojë, pasi ndonjë nga titullarët nuk duhet të luajë 90 minuta. Ne duhet të jemi mirë nga ana psikologjike, nga klubi nuk kemi asnjë presion. Por vazhdojmë gabojmë vetë. Ndeshja tjetër vjen shpejt dhe tani unë si trajner duhet të marrë ndonjës mas që veteranëve nuk do i pëlqej.

Flasin gjuhën tuaj lojtarët? – Të njëjtën gjuhë, por s’duket ndeshjet e fundit nuk po merren vesh dhe as unë vetë nuk po arrij ta kuptoj.

Ndjeni presion?- Nuk ka asnjë problem që të ketë presion psikologjik. Nuk kemi probleme brenda për brenda. Kjo situatë nuk ka asnjë justifikim. Sot mendonim se sot duhet të bënim një lojë thuajse perfekte. Por dhe sot bëmë të njëjtin gabim që kemi bërë në ndeshjet e fundit. I shënojmë gol portës tonë dhe kjo është më e çuditshmja.




Skip to toolbar