Arrestohet miku i Shullazit, Balla mesazh opozitës

Më të fundit


Gjatë ditës së djeshme policia realizoi një operacion të suksesshëm që çoi në arrestimin e mikut të Shullazit dhe goditjen e grupit Çapja në Elbasan ndërsa u sekuestruan 1.5 kg kokainë. Taulant Balla ka reaguar sot teksa ka vlerësuar punën e policisë së Shtetit dhe ka kërkuar goditje dhe arrestime të tjera të grupeve kriminale në vend. Po kështu Balla ka komentuar edhe grabitjen në Rinas teksa i ka cilësuar të turpshme sulmet nga opozita në drejtim të policisë.

“Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje dhe arrestime, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që kultivojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike dhe që kanë plot precedentë të tjerë penalë. Këta soj duhet të jenë përditë nën presionin goditës të Policisë së Shtetit.


Goditja e djeshme e një grupi kriminal me tentakula në disa qytete të Shqipërisë, duhet të vijojë me goditje dhe arrestime të tjera. Sulmet e përsëritura këto ditë për rastin e “Rinasit” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme. Si kurrë më parë, Policia e Shtetit iu përgjigj grabitjes në mënyrë të menjëhershme, duke u vënë në ndjekje të keqbërësve dhe duke eliminuar organizatorin e grabitjes.

Policia e Shtetit u përgjigj edhe pse përballë nuk kishte disa grabitës të zakonshëm, por një grup të strukturuar kriminal, i armatosur deri në dhëmbë, i përbërë nga individë tejet të rrezikshëm që kanë qenë në gjendje të arratisen edhe nga burgje të vendeve të Bashkimit Europian”, deklaroi Balla.

Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje👊 dhe arrestime, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që kultivojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike dhe që kanë plot precedentë të tjerë penalë. Këta soj duhet të jenë përditë nën presionin goditës të Policisë së Shtetit🚔 👮Goditja e djeshme e një grupi kriminal me tentakula në disa qytete të Shqipërisë, duhet të vijojë me goditje dhe arrestime të tjera.Sulmet e përsëritura këto ditë për rastin e “Rinasit” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme. Si kurrë më parë, Policia e Shtetit iu përgjigj grabitjes në mënyrë të menjëhershme, duke u vënë në ndjekje të keqbërësve dhe duke eliminuar organizatorin e grabitjes.Policia e Shtetit u përgjigj edhe pse përballë nuk kishte disa grabitës të zakonshëm, por një grup të strukturuar kriminal, i armatosur deri në dhëmbë, i përbërë nga individë tejet të rrezikshëm që kanë qenë në gjendje të arratisen edhe nga burgje të vendeve të Bashkimit Europian.

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Samedi 13 avril 2019



Skip to toolbar