Një shtetas shqiptar në Greqi mbeti i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë greke. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, kur policë të Njësisë Kundër Shantazheve po kryenin një kontroll rutinë në zonë. Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai tentoibt
I dyshuari është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjeç, nga Fieri, i njohur ne Greqi si “Titi”, person me precedentë të rëndë penalë. Ai më parë ka përdorur edhe emrin Astrit Hasani.
Nuk dihet se si Xhelo ka përfunduar në Greqi, pasi të paktën deri vitin e kaluar ai ndodhej në “arrest shtëpie” në Fier me mbikëqyrje 24 orë nga FNSH, nën akuzat “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë. Në 30 mars 2025, ai ishte arrestuar pasi kishte kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.
