Një person qëlloi me armë zjarri në ajër duke alarmuar banorët në fshatin Gudë të Shkodrës. Banorët kanë lajmëruar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 22-vjeçari, i cili lëvizte me armë me vete.
Në pranga ra shtetasi me iniciale P.Th. 22 vjeç, i cili u kap me një pistoletë me 16 fishekë luftarak me vete.
I riu i arrestuar pritet të gjykohet për verat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.