Shmanget tragjedia në Dibër, vëllezërit zihen për tokën, policia parandalon përshkallëzimin

AKTUALITET


Një konflikt i rëndë në familje është shmangur nga policia në Dibër, ndërsa në pranga janë vënë dy vëllezër.

Sipas bluve të Dibrës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Laçes, ku dy vëllezër janë konfliktuar me njëri – tjetrin për motive pronësie.


“Dibër/Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit për motive pronësie, mes dy vëllezërve. Vihen në pranga 2 vëllezërit, pasi gjatë konfliktit goditën njëri-tjetrin, me sende të forta.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. 

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve F. P. dhe L. P., të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta.   

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 50 vjeç, dhe L. P., 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”




Skip to toolbar