Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Librazhd ku një makinë ka përfunduar në kanal duke lënë të plagosur 3 të rinj që udhëtonin me të.
Makina me targa “AA 518 BC”, që drejtohej nga një shofer i ri i, si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga duke përfunduar në përroin e Shesë në qytetin e Librazhdit. Nga aksidenti mbetën të plagosur tre të rinj, shoferi dhe dy pasagjerët; S. M. 20-vjeç, L. M. 28-vjeç dhe E. M. 18-vjeç.
Fatmirësisht një qytetare që ka qenë e pranishme në vendngjarje është futur në ujë dhe ka nxjerrë të lënduarit nga makina të cilët më pas janë transportuar në spital.
Drejtuesi i automjetit kishte pak kohë që kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasmë të makinës kishte vendosur një tabelë ‘shofer i ri’.