Makina në kanal, qytetarja nxjerr tre të rinj nga uji

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Librazhd ku një makinë ka përfunduar në kanal duke lënë të plagosur 3 të rinj që udhëtonin me të.

Makina me targa “AA 518 BC”, që drejtohej nga një shofer i ri i, si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga duke përfunduar në përroin e Shesë në qytetin e Librazhdit. Nga aksidenti mbetën të plagosur tre të rinj, shoferi dhe dy pasagjerët;  S. M. 20-vjeç, L. M. 28-vjeç dhe E. M. 18-vjeç.


Fatmirësisht një qytetare që ka qenë e pranishme në vendngjarje është futur në ujë dhe ka nxjerrë të lënduarit nga makina të cilët më pas janë transportuar në spital.

Drejtuesi i automjetit kishte pak kohë që kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasmë të makinës kishte vendosur një tabelë ‘shofer i ri’.




Skip to toolbar