A do arrestohet Xhelal Mziu

Më të fundit


Tensionet e rritura ditët e fundit nga partitë e opozitës janë bërë shumë të rrezikshme. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, simpatizant i PS-së, Partia Demokratike jo vetëm që nuk distancohet nga dhuna por justifikon vrasjen dhe nxit më shumë përplasje.

Së fundmi ka qenë drejtuesi politik i Lulzim Bashës në Qarkun Dibër, i cili ka shokuar me deklaratën e tij.

Pasi organizoi dhe drejtoi një tjetër rast pengmarrjeje nga strukturat e armatosura të PD në Maqellarë të Dibrëw së bashku me kandidatin tjetër, Luan Haka dhe qindra militantë, Xhelal Mziu ka bërë thirrje për vrasje.  Ai garantoi militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke iu referuar të ndjerit Pjerin Xhuvani. Ai jo vetëm ka pranuar vrasjen e bërë nga grupi i armatosur në Partinë Demokratike, por paralajmëron të tjera vrasje.

“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sonte në vazhdim çdo person që lëviz në lagjet tuaja mjaftoj një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, ka tronditur Xhelal Mziu.

Ai pretendon se në makinën që bllokuan dje kishte karta identiteti dhe fotokopje të fletëve të votimit me emrin e kandidatit të PS, së Melaim Damzi. Kryesuesi i listës në Dibër, Xhelal Mziu tha se strukturat e PD-së do jenë prezent kudo dhe se PD do të operojë edhe fizikisht ndaj tyre.



Skip to toolbar