Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 12” është vënë në pranga 54-vjeçari me iniciale E.H., i cili shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në zonën e Ksamilit.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 Lekë të rinj, 530 Euro, 140 Dollarë dhe 60 Paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe 33-vjeçarja M.B. për veprën penale “moskallëzimi i krimit” pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 54-vjeçarit, por nuk e kishte kallëzuar në polici.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.