Shpërthejnë tensionet në Sri Lanka, ushtria e policia sulmojnë protestuesit, dhunohet gazetari i BBC!

BOTA


Vijojnë përplasjet dhe tensionet në Sri Lanka. Në orët e para të ditës së sotme, forcat e sigurisë kanë bastisur kampin, ku qëndronin protestuesit anti-qeverisë në kryeqytet.

Qindra trupa ushtarakë dhe komando policie sulmuan kampin duke arrestuar protestuesit dhe duke çmontuar çadrat.


Një gazetar i BBC-së u dhunua nga ushtria dhe një ushtarak i mori me forcë telefonin duke i fshirë videot, informon media prestigjioze.

Nëntë persona, mes të cilëve dy të plagosur janë arrestuar nga policia.




Skip to toolbar