Ish-ortaku i Steve Jobs: Po na përgjojnë, dilni nga Facebook

AKTUALITET


Ish-bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, ka fshirë profilin e tij në Facebook dhe u ka bërë apel njerëzve që të gjejnë një mënyrë e të shkëputen prej rrjeteve sociale pasi ato “po na përgjojnë” thotë ai.

 “Për shumë si puna ime, këshilla ime është: gjeni një mënyrë për t’u shkëputur nga Facebook-u.”


Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim se të gjitha pajiset teknologjike janë të lidhura në rrjet dhe ndodhta çdo bisedë është e mundur të përgjohet.

I pyetur nëse shqetësohet se pajisjet që ne mbajmë me vete dhe në shtëpi po na përgjojnë, Wozniak ka thënë: “Unë jam i shqetësuar për gjithçka … Unë nuk mendoj se mund ta ndalojmë këtë. Ndoshta telefoni im po e përgjon tani këtë që po them. Aleksa është përfolur shumë për këtë”, vazhdoi ai.

Sipas Wozniak, terreni që kanë fituar pajisjet e lidhura në rrjet nënkupton që bisedat tona mund të mos jenë aq private sa ne mendojmë se janë.

Ai sugjeron që Facebook mund të ofrojë një opsion të paguar që mbron privatësinë e përdoruesve.

“Njerëzit mendojnë se kanë një nivel privatësie që në të vërtetë nuk e kanë”, tha ai.

Skandali i Cambridge Analytica përfshiu të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të platformës sociale “Facebook”, në të cilat analitike ka pasur akses pa miratimin e vetë individëve.




Skip to toolbar