Shpërthim i fuqishëm në një byrektore në Yzberisht, dy të plagosur

AKTUALITET


Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mëngjesin e të mërkurës në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Një bombol gazi shpërtheu në një byrektore.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur pronari i biznesit dhe një punonjëse. Të lënduarit janë dërguar  në spital për të marrë ndihmën mjekësore.


Gjithashtu, për shkak të shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit. Byrektorja ndohej në katin e parë të një pallati në zonën e Yzberishtit.




Skip to toolbar