Gjatë shpërthimit të djeshëm në bazën ushtarake në Letoni përveç ushtarakes Zarife Hasanaj që humbi jetën, ishin dhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë që u plagosën. Ata janë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Gjatë ditës së sotme ushtarakët do të vizitohen nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo ka ndërprerë vizitën zyrtare në Itali ku do të takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta, për të shkuar në Riga të Letonisë. Ministria e Mbrojtjes njofton se Ministrja Xhaçka do të vizitoje dy efektivet e plagosur e më pas do te udhetojë për në bazen Camp Adazi për të takuar kontigjentin shqiptar atje. Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm në bazën ushtarake u zhvillua ceremonia e nderimit për nentetare Hasanaj që u nda dje nga jeta.
Kush janë dy ushtarakët e plagosur:
Të dhëna për Major Klodian Nikolla TANUSHI
Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.
Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”
Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.
Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.
Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.
Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.
Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.
TË DHËNA PËR RRESHTER JULIAN KAPAJ
Rreshter Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me banim, Tiranë:
Gjendja familjare:
Është fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motrër. Jeton me prindërit
Arsimimi:
Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997.
Kurse
• Ka kryher kursin funksional per specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)
• Ka kryher kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
Gradimi dhe punësimi:
• Është mobilizuar në FA më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.
• Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.
Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.
Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.
Medalje :
1. Medalje Shërbimi më 05.12.2007.
2. Medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009.