Teuta e Shkëmbit prej “rëre” në Letoni, e nis keq në Europë

SPORT


Teuta e ka nisur me humbje aventurën e rikthimit në Europa League. Skuadra durrsake luajti në transfertë ndaj skuadrës së Ventspils (Letoni), duke u mundur me rezultatin 3-0. Nuk ka nisur aspak mirë ndeshja për “djemtë e detit” të cilët janë mposhtur vetëm pas pesë minutash lojë.

Në të 5` ishte Serihicuk, ai realizoi nga brenda zonës, pas një kthimi të bukur që i bëri topit. Kështu skuadra vendase kalon në avantazh, ndërsa Teuta fillon të kthehet në lojë, duke tentuar të shfrytëzojë goditjet e dënimit.


Por të pafat. Meghithatë, në pjesën e parë skuadra durrsake arrin të mbrohet mirë duke mos lejuar më futje të topit në portë. Shthurja erdhi në pjesën e dytë, kur brenda dhjetë minutash, skuadra e Ventspils shënoi  dhe dy herë të tjera, duke vulosur rezultatin në 3-0. Ishte minuta e 78` e lojës kur Ulimbaseves realizoi golin e dytë, ndërsa Aiyegun vulosi rezultatin në 3-0.

Pavarësisht rezultatit në disfavor, Teuta përgjithësisht bëri një paraqitje të mirë, duke pasur më shumë kontrollin e topit dhe tre raste goli, por fati nuk ishte me të. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Durrës, aty ku durrsakët do të tentojnë të bëjnë mrekullinë.




Skip to toolbar