Shpërthimi në Lushnje, policia reagim zyrtar: Çfarë e shkaktoi aksidentin

AKTUALITET


Një shpërthim i fortë ka ndodhur këtë të premte në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në Lushnjë, në një kapanon në ndërtim.

Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.


Për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa tetë të tjerë janë palgosur. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS Bujar Çela, ku i është ndërhyrje kirurgjikale.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti Bujar Çela, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore. Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.”, thuhet në njoftimin e policisë.




Skip to toolbar