Shqipëria arrin kuotën e 200 mijë vaksinimeve, Rama: Nuk do ndalemi!

CORONAVIRUS



Shqipëria arriti ditën e djeshme, në kuotën e 200 mijë vaksinimeve, që prej nisjes së kësaj fushate.

Në vazhdën e këtij treguesi, kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale një video, ku shfaqen të moshuar që kanë kryer vaksinën dhe shprehin falenderimin e tyre për këtë gjë. Po ashtu, ata i bëjnë thirrje të gjithëve për t’u vaksinuar.


Mbi videon e publikuar, kryeministri shkruan se përpjekjet nuk do të ndalen, e me këmbëngulje të madhe, ai thekson se do të fitojmë betejën me armikun e padukshëm.

“Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 200,000 vaksinime dhe nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm”, shkroi Rama.